Lidhje

Trupat izraelite vazhdojnë të përparojnë në Gazë


Trupat izraelite po hyjnë më thellë në qytetin e Gazës, në fazën e fundit të ofensivës së tyre kundër Hamasit, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së viziton rajonin në përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit që vazhdon që prej 19 ditësh.

Forcat tokësore izraelite dhe militantët e Hamasit shkëmbyen të shtëna armësh sot në qytet, pasi avionët izraelitë goditën më shumë se 60 objektiva të Hamasit gjatë natës.

Ndërkohë policia e Izraelit thotë se tre raketa u hodhën nga Libani në Izraelin verior. Izraeli u kundërpëegjigj. Një incident i ngjashëm thuhet se u ndërmor javën e kaluar nga ekstremistët palestinezë në Liban.

Hamasi ka vazhduar të godasë me raketa në Izraelin Jugor nga Gaza. Izraeli thotë se nuk do ta ndalë ofensivën në Gazë nëse sulme të tilla nuk ndërpriten.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon është në Kairo, në fillim të një misioni diplomatik që ka si synim përfundimin e konfliktit që njoftohet të ketë shkaktuar vdekjen e mbi 970 palestinezëve dhe 13 izraelitëve. Zoti Ban përsëriti thirrjet për armëpushim. //kk//

XS
SM
MD
LG