Inaugurimet presidenciale të kohëve moderne janë ceremoni tepër të përpunuara, kur mijëra njerëz mblidhen përpara ndërtesës së Kapitolit, ku Presidenti bën betimin dhe më pas, zhvillohen parada dhe ballot e inaugurimit.
Inaugurimi i Presidentit kërkohet nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara dhe tradicionalisht, betimi bëhet nën drejtimin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Presidenti betohet se do të kryejë me besnikëri detyrën e tij dhe se do të mbrojë Kushtetutën amerikane.
Mervin Kranz është ekspert për inaugurimet dhe ka punuar në Bibliotekën e Kongresit.
"Megjithëse shumica e presidentëve kanë bërë betimin duke ju referuar Zotit të Plotfuqishëm, megjithatë, ceremonia e betimit është tërësisht civile dhe ajo zhvillohet çdo katër vjet, qoftë kohë paqeje, apo lufte,"- thotë ai.Një tjetër pjesë e rëndësishme e ceremonisë së inaugurimit është fjalimi i Presidentit të ri, ku ai flet për objektivat gjatë mandatit të tij.
"Abraham Linkolni, në fjalimin e parë, në prag të Luftës Civile u përpoq ta mbante vendin të bashkuar dhe po ashtu ai ju referua paqes, në fjalimin e tij të dytë, kur lufta po përfundonte. Franklin Roosevelt mbahet mend për fjalimin e tij në periudhën e Depresionit të Madh në vitin 1933. Një fjalim vërtet i bukur retorik, është ai Xhon Kenedit në vitin 1961."
Ceremonia e inaugurimit mbetet e rëndësishme, si një lloj festimi i demokracisë amerikane dhe transferimit paqësor të pushtetit. Eksperti Marvin Kranz thotë se prania e Presidentit që largohet dhe atij që ven në post pranë njëri tjetrit, ndihmon për unifikimin e vendit pas një fushate politike përçarëse.
Zoti Obama do ta bëjë betimin me dorën mbi Biblën e Linkolnit, me të cilën ai bëri betimin në vitin 1861. //lk