Lidhje

Papa do të përmirësojë marrëdhëniet mes Iranit e Kishës Katolike


Papa Benedikti thotë se ai do të përmirësojë marrëdhëniet mes Iranit dhe Kishës Katolike.

Papa u takua sot në Vatikan me delegacionin e peshkopëve katolikë nga Irani. Ai i vlerësoi ato për këmbënguljen dhe durimin në rrethana të vështira siç tha ai, për mungesën e priftërinjve dhe nevojën për të udhëtuar dhe për të mbajtur kontakte me komunitetet.

Por Papa vuri në dukje gjithashtu kulturën e pasur shekullore të Iranit dhe i bëri thirrje peshkopëve të punojnë më shumë për të nxitur dialogun. Ai sugjeroi shtimin e veprimtarive bamirëse të kishës si mënyrë për t’u angazhuar në komunitetet lokale.

Ai premtoi të formonte një komision dypalësh me autoritetet iraniane për të përmirësuar marrëdhëniet mes republikës islamike dhe kishës katolike. (ze)

XS
SM
MD
LG