Lidhje

Ceremonia e inaugurimit dhe parada për Presidentin Barak Obama


Qindra mijëra njerëz u mblodhën dje në rrugët e Uashingtonit për të parë ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 44-t, Barak Obama.Ata erdhën nga i gjithë vendi për të dëgjuar fjalën e presidentit të ri dhe për të qënë pjesëmarrës të një spektakli që shumë njerëz besojnë se është fillimi i një epoke të re shprese dhe ndryshimesh në Amerikë.

Ishte një moment që shumë njerëz e kishin pritur për një kohë të gjatë.Megjithë temperaturat nën zero, një masë e madhe njerëzish të entuziasmuar kishin mbushur Parkun Kombëtar si rrallë herë më parë, për të dëgjuar presidentin e ri që u dha zë shpresave dhe ëndrrave të tyre.

"Ka ardhur koha të riafirmojmë shpirtin tonë të fushiqëm, të zgjedhim historinë tonë më të mirë".

Ky ishte një mesazh që u mbështet nga një masë e madhe e atyre që kishin ardhur për të qënë pjesë e historisë: Një lumë njerëzizh, nga Memoriali i Linkolnit tek shkallët e Kapitolit,disa valvitnin flamuj, të tjerë kishin hipur nëpër pemë për të shikur më mirë, disa kishin vënë kapele komike ose ishin mbështjellë mirë për të qënë ngrohtë. Por pothuajse për të gjithë ky ishte momenti i krenarisë së tyre.

"Në momentin që ai tha ‘Zot më ndihmo’, gëzimi në fytyrat e burrave, grave dhe fëmijëve përreth meje, si dhe sensi i vërtetë për një të ardhme më të mirë ishte i pabesueshëm, disa derdhnin lot gëzimi, disa buzëqeshnin, ishte një atmosferë e pabesueshme”.

"Ishte pa dyshim tejet mbresëlënëse. Unë nuk isha në një vend nga ku mund të shikoja mirë, e megjithatë m’u mbushën sytë me lot.Ishte gjithçka që mund të imagjinoje”.

Por ky ishte vetëm fillimi. Ndërsa autokolona e inaugurimit po i afrohej Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Barak Obama dhe zonja e parë, Mishell Obama, i mahnitën njerëzit që mbushnin anët e rrugës kur zbritën nga limuzina për t’i përshndetur ata që kishin pritur me durim, për orë të tëra,këtë moment përgjatë bulevardit historik Pensilvania.

Më pas, kur Presidenti dhe njerëzit e tij zunë vend në stendën e ngritur posaçërisht për këtë rast, ai u përshëndet me një paradë madhështore për nder të tij.

Me pjesëmarrjen e 15 mijë njerëzve, 240 kuajve dhe dhjetra bandave muzikore, parada është bërë traditë për të frymëzuar dhe përshëndetur presidentin e ri. Të tjerë të pranishëm thanë se edhe Presidenti Obama i kishte frymëzuar ata.

"Ai na ka frymëzuar ne të gjithëve, prandaj eja Amerikë, ejani të gjithë ta urojmë e ta mbështesim dhe po të jemi të bashkuar do t’ia arrijmë qëllimit”.

Ndërsa kjo grua nuk gjente dot fjalë për të përshkruar ndjenjat e saj.

"Por e di se ndryshimi po vjen, oh, ka ardhur”. //iç//

XS
SM
MD
LG