Lidhje

Karolajn Kenedi tërheq emrin si kandidate për senatin amerikan


Media e Nju Jorkut njofton se Karolajn Kenedi, e bija e presidentit të vrarë Xhon Kenedi, po e tërheq emrin e saj si kandidate e mundëshme për vendin në Senat të lënë bosh nga zonja Hillari Klinton.

Guvernatori i Nju Jorkut, Dejvid Paterson, sipas ligjit duhet të emërojë një person për këtë post dhe pritet që ai ta shpallë vendimin të shtunën.

Nuk është e qartë se çfarë e ka shtytur zonjën Kenedi të tërhiqet. Ajo e shprehu interesimin e saj për vendin në Senat nga fundi i vitit të kaluar.

Karolajn Kenedi banoi në Shtëpinë e Bardhë kur ishte fëmijë, nga viti 1961 e deri në vrasjen e të atit në vitin 1963. Xhaxhai i saj, Robert Kenedi ka qenë senator i Nju Jorkut nga viti 1965 deri në vrasjen e tij më 1968.

Dëshira e shprehur nga zonja Kenedi për t’u bërë senatore është kritikuar sepse ajo nuk ka patur më parë asnjë post publik. //ii

XS
SM
MD
LG