Një gjykatë kineze dënoi dy persona me vdekje dhe tre të tjerë me burgim të përjetshëm për rolin e tyre në prodhimin e shitjen e qumshtit të prishur që shkaktoi vdekjen e gjashtë foshnjeve.
Dënimet e sotme janë të parat që merren në lidhje me skandalin që shkaktoi sëmundjen e gati 300 mijë fëmijëve vitin e kaluar.
Dy burra u dënua me vdekje në gjykatën e qytetit Shijiazhung të provincës Hebei pasi u gjetën fajtor për prodhimin dhe shtimin e kimikatit industrial të melaminës në qumësht.
Gjykata dënoi Tian Wenhua, ish drejtuesen e Grupit Sanlu – kompania e bulmetit në qëndër të skandalit – me burgim të përjetshëm. Ajo është zyrtaraja më e lartë që dënohet në këtë çështje.
Të afërmit dhe avokatët kanë ngritur pikëpyetje përse asnjë zyrtar tjetër qeveritar nuk është akuzuar dhe përse skandali që përfshiu 22 kompani ka çuar në akuziin e vetëm 21 personave.
Ata thanë se zonja Tian duhet të kishte marrë dënimin me vdekje.
//rd//