Lidhje

Satelit i ri për parashikimin e motit, energjia e dallgëve dhe...


Shkencëtarët kanë hedhur në hapësirë një satelit të ri që përshpejton mbledhjen e të dhënave dhe cilësinë e tyre për parashikimin e motit. Nderkohë Britania po studion mundësinë e prodhimit të energjisë elektrike përmes fuqisë së krijuar nga rrymat detare. Shkencë apo fantazi, ndertimi i një makinerie që prodhon shiun...që mund të kthejë shkretëtirat në parajsa tropikale.


Satelit i ri për parashikimin e motit

Kushtet atmosferike ekstreme mund të shkaktojnë dëme kolosale. Nga përmbytjet tek uraganet apo thatësira, moti është gjykuesi i natyrës.

Shkencëtarët kanë vënë në punë një satelit të ri për të përmirësuar shpejtësinë dhe saktësinë e parashikimit të motit. Teknologjia e sotme mund të bëjë parashikime për tre ditë duke përdorur imazhet e tokës të fotografuara çdo 30 minuta. Sateliti i ri MSG-1 do të dyfishojë shpejtësinë dhe sjellë fotografi më të qarta si dhe shëna 20 herë më të shumta.

Sateliti i ri do ti sillet tokës përqark dhe fotografojë sipërfaqen për informacione mbi lagështinë, retë dhe koncentrimin e shtresës së ozonit. Këto të dhëna do t'u shtohen informatave nga stacionet tokësore në mbarë botën për të patur parashikime moti sa më të sakta.


Energjia e dallgëve

Britania synon të prodhojë 10 përqind të elektricitetit nga burimet e ripërtëritshme deri në 2010. Era dhe energjia diellore tashmë po përdoren, por fuqia e baticave mund të jetë çelësi i arritjes së synimit.

Studiuesit kanë zbuluar se fuqitë e fshehta të detit mund të jenë burim energjie katër herë më shumë sesa elektriciteti nga era. Turbina nënujore janë ndërtuar për transformimin e baticave dhe zbaticave në energji elektrike. Këto turbina nuk do të jenë të dukshme nga njeriu. Dhe densiteti i ujit nënkupton energji më efikase. Baticat janë më të parashikueshme sesa erërat. Inxhinierët tani po punojnë në prodhimin e helikave që nuk thyhen apo ndryshken. Nëse arrihet kjo, fuqitë natyrore të rrymave detare mund të prodhojnë energji të pastër të ripërtëritshme në sasi të papërcaktuara pa ndotur ambjentin.

Makinë që krijon shi

Për shekuj njerëzit kanë ëndërruar se si të sjellin ujë në shkretëtirat e Negevit në izraelin jugor. Tani një grup shkencëtarësh thonë se mund të arrijnë këtë përmes një makine që prodhon shiun. Shkencë apo fantazi....?

Në një balonë ata kanë krijuar një re artificiale të përbërë nga copëza të vogla uji të lehta saqë mund të fluturojë në ajër. Për të arritur këtë gjendje një makineri elekrike ngarkon copëzat me elektricitet. Disa copëza ngarkohen pozitivisht dhe disa negativisht. Polet e kundërta bën që copëzat e vogla të bashkohen. Ndrëkohë që ato rriten ato bëhen të renda derisa bien në tokë në formë shiu.

Nëse makineria eksperimetale prodhohet kjo mund të sjellë alternativa më efikase në kushtet egzistuese. Makineria mund të ketë edhe përdorime të tjera të rendësishme. Duke patur parasyshë pengesat që sjell mjegulla për transportin ajror, makineria mund të shpërndajë mjegullën shumë shpejt duke realizuar qartësinë e duhur në aeroporte. Padyshim do të duhen shumë vite punë dhe milina dollarë para se rerat e thata të izraelit jugor të kthehen në një parajsë tropikale. //iç//

XS
SM
MD
LG