Lidhje

Në SHBA, dy filma të rinj me temë nga konfliktet botërore


Dy filma të rinj, njëri bazuar në ngjarje të vërteta, trajtojnë temën e krimeve të luftës dhe apatisë morale. "The Reader" - "Lexuesi", i cili fitoi 5 kandidatura Oskar, i ka të vendosura ngjarjet diku mbas luftës së dytë Botërore. Është historia e një gruaje – roje në një kamp shfarosjeje. Ndërsa dokumentari dramatik i animuar "Vals me Bashirin", është një film izraelit i bazuar në masakrën ndaj palestinezëve në kampin e refugjatëve Sabra dhe Shatila në Beirut. Ky film është kandidat për një çmim Oskar për filmin më të mirë të huaj.

Njëzet vjet mbas luftës së dytë Botërore, Hanna Aschmitz gjykohet dhe akuzohet për përzgjedhjen e njerëzve, që do të ekzekutoheshin në një kamp nazist gjatë luftës së dytë.

Deri në fillimin e gjyqit ndaj saj, Hanna e ka ndrydhur fajin brenda vetes me mendimin se ajo ishte thjesht një roje. Por gjatë kohës së burgut, ajo shkatërrohet nën peshën e fajit.

Filmi "The reader" përqëndrohet në idenë që krimet ndaj njerzimit gjejnë vend në ngurrimin e njerëzve për tu përballur me egërsinë.

Historia e Hanës tregohet nga ish i dashuri i saj, Michael Berg. Shumë vjet më i vogël se ajo, Michael e ka takuar Hanën për herë të parë në vitin 1958 kur ishte 15 vjeç. Ajo e mësoi atë si të dashuronte. Mardhënia e tyre dashurore, zgjati gjatë një vere por la gjurmë përjetë tek ai.

Michael, një gjykatës, ishte student gjatë gjyqit të Hanës. Ai e vëzhgonte gjithë procedurën jashtë sallës së gjyqit.

Dënimi i saj me 20 vjet burg, e tronditi atë, dhe ai ngre pikpyetje për sistemin ligjor të Gjermanisë.

Kate Winslet fitoi një Glob Të Artë për aktoren më të mirë mbështetëse për interpretimin e saj tronditës si Hanna. Ralph Fiennes interpreton Michelin e rritur, i ndarë mes kthesës që merr qëndrimi i tij përballë veprimeve të Hnaës si dhe afeksionit të madh që ka për të.

Në filmin tjetër "Vals me Bashirin", trajtohen ankthet e vazhdueshme të regjisorit izraelit Ari Floman. Ai ëndërron të jetë në një zonë pa luftë që nuk e përcakton dot se ku është.

Ndonëse ka qenë ushtar, Folmanit nuk i kujtohet të ketë marrë pjesë në pushtimin e Bejrutit në 1982. Ai nuk kujton asgjë nga jo pjesë e jetës. I vendosur që të kujtojë, Folman flet me shokët e tij të ushtrisë. Disave prej tyre, iu shfaqen ëndrra të frikshme. Njëri pas tjetrit, ata i tregojnë asaj se ka luftuar së bashku me ta në vitin 1982.

Animacionet në film dhe ngjyrat e panatyrshem krijojnë një impakt ngacmues tek shikuesi, sepse ato shtojnë cilësinë e përshkrimit të haluçinacioneve të luftës. Filmi "Vals me Bashirin" është autobiografik. Prodhuesi i filmit është dhe lexuesi i tekstit, gazetar dhe roli kryesor. Ai përfshin në film intervista me dëshmitarë të luftës, si gazetari izraelit Ron Ben Yoshia.

Fatkeqësisht Folman kujton. Ai ka luftuar në Bejrut dhe ishte pranë Sabrës dhe Shatilës ku falangistët kristianë masakruan civilë palestinezë.

Sikurse filmi "The Reader", filmi "Vals me Bashirin" paraqet historinë nga këndëvështrimi i dikujt që pranon faktin. Filmat as nuk i paragjykojnë dhe as i simpatizojnë karakteret kryesore të tyre. Ato i tregojnë ata ashtu siç janë, duke luftuar për të kuptuar se ata nuk guxuan, ndonëse ishin pranë krimeve të rënda të luftrave.

XS
SM
MD
LG