Lidhje

Presidenti Obama flet për gjendjen ekonomike


Presidenti amerikan Barak Obama tha sot në fjalimin e tij të përjavshëm se kishte lajme të mira dhe të këqija mbi krizën ekonomike.

Siç tha ai, lajmi i keq ishte se amerikanët po përballen me një krizë ekonomike të paparë dhe vuri re se një raport i ri ekonomik tregonte se ekonomia ishte tkurrur me 4% në fund të vitit 2008.

Zoti Obama tha se lajmi i mirë ishte se administrata ka një plan të ri për të ringjallur financat e vendit. Ai nuk dha detaje mbi planin, por tha se Sekretari i Thesarit Tim Gaitner së shpejti do të paraqesë një strategji që do të bënte të mundur dhënien e kredisë bizneseve dhe familjeve.

Presidenti i bëri thirrje Senatit ta miratojë paketën ekonomike e cila ka për qëllim të krijojë ose shpëtojë tre milionë vende pune gjatë dy vitive të ardhshme.//kk//

XS
SM
MD
LG