Lidhje

Në Irak u zhvilluan zgjedhjet provinciale


Zyrtarët irakianë thonë se zgjedhjet provinciale që u zhvilluan sot përfunduan pa akte të mëdha dhune.

Gjatë zgjedhjeve të para provinciale që pas vitit 2005, të cilat cilësohen kritike për stabilitetin e vendit, populli irakian zgjodhi përfaqësuesit për 14 nga 18 Këshillat Lokalë. Më shumë se 14 mijë kandidatë garuan për 440 vende në këto Këshilla.

Një person u vra dhe një tjetër u plagos në një incident me armë në Sadër Siti të Bagdadit. Po kështu në veri të Bagdadit pati shpërthime pranë një qendre votimi në Tikrit. Nuk ka njoftime për viktima.

Zyrtarët irakianë kanë shtuar sigurinë për zgjedhjet, duke mbyllur aeroportet dhe kufijtë dhe duke kufizuar trafikun nëpër qytete.

Kryeministri irakian Nuri al-Maliki thotë së është i kënaqur me numrin e madh të votuesve që marrin pjesë në votime, që sipas tij është tregues i besimit që ka populli tek qeveria. //mm//

XS
SM
MD
LG