Lidhje

Kosovë: Fillojnë stërvitjet e Forcës së Sigurisë


Në Kosovë kanë filluar sot stërvitjet e para të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të cilat do të drejtohen nga forcat e NATO-s. Forca e Sigurisë së Kosovës po hyn në javën e saj të tretë, ndërsa procesi i ndërtimit të saj është përcjellë me mjaftë kundërthënie. Partitë në opozitë kanë fajësuar institucionet e Kosovës se kanë politizuar formimin e FSK-së, por autoritetet thonë se ngritja e kësaj force është në përputhje me standardet e NATO-s.

XS
SM
MD
LG