Lidhje

Vazhdojnë paqartësitë për miratimin e buxhetit të Tiranës


Në Shqipëri mbledhja e Këshillit bashkiak të Tiranës për votimin e buxhetit të kryeqytetit është mbyllur në kaos dhe sot kanë nisur debatet nëse buxheti mund të konsiderohet apo jo i miratuar. Kryetari i bashkisë, Edi Rama, e konsideroi këtë një kapitull të mbyllur, pasi siguroi mbrëmë shumicën e nevojshme të votimeve. Por kryetari i Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj, i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se e kishte shpallur të pavlefshëm votimin për shkak të shkeljeve të procedurave. Buxheti i Tiranës u rrëzua pak javë më parë për shkak të votimit kundër të LSI-së.

XS
SM
MD
LG