Lidhje

Përpjekje për zgjidhjen e krizës së programit bërthamor të Iranit


Diplomatë të lartë nga gjashtë fuqitë e botës u zotuan për një zgjidhje ndaj krizës së shkaktuar nga programi bërthamor i Iranit.

Të dërguarit e gjashtëshes, Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara, Kinës, Rusisë dhe Britanisë së Madhe, i bënë gjithashtu thirrje Iranit të përmbushë kërkesat e Kombeve të Bashkuara për të ndalur pasurimin e uraniumit dhe për të lejuar inspektimin ndërkombëtar të objekteve të tij bërthamore.

Në një deklaratë të përbashkët, pas takimit të tyre të sotëm në Visbaden të Gjermanisë, përfaqësuesit e gjashtëshes përshëndetën ofertën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, për bisedime të drejtpërdrejta me Iranin.

Ky është takimi i parë i grupit që kur presidenti Barak Obama mori postin muajin e kaluar.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane shprehën shqetësim pasi Teherani njoftoi lëshimin e satelitit të ndërtuar nga Irani.

Ekspertët thanë se e njëjta teknologji balistike e përdorur për hedhjen e satelitit mund të përdoret për raketat me rreze të gjatë verpimi me mbushje bërthamore. (ze)

XS
SM
MD
LG