Lidhje

BE :Takime për të kapërcyer krizën ekonomike


Bashkimi Evropian do të mbajë dy takime të nivelit të lartë muajin e ardhshëm që do të përqendrohen tek përpjekjet për të kapërcyer krizën globale ekonomike.

Kryeministri çek Mirek Topolanek, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së Bashkimit Evropian thotë se një takim urgjent në Bruksel më 1 mars ka si synim t'i fashisë thirrjet për proteksionizëm në tregëti nga disa vende të Bashkimit Evropian. Ai shprehu shpresën se takimi do të zgjidhë mosmarrëveshjet mes vendeve që duan të mbrojnë industritë e brendshme dhe vendet e punës dhe atyre që duan të ruajnë bashkëpunimin në Bashkimin Evropian.

Komentet e kryeministrit duket se janë drejtuar ndaj Presidentit francez Nikola Sarkozi, që shpalli të hënën një paketë 8 miliardë dollarëshe ndihmash për kompanitë franceze të prodhimit të makinave në këmbim të mbajtjes së vendeve të punës dhe fabrikave në Francë.

Ministrat francezë këmbëngulin se subvencionet nuk janë proteksioniste, por masa që kanë si synim mbrojtjen e industrive franceze dhe vendeve të punës gjatë kësaj kohe krize.

Një takim i dytë i radhës do të mbahet më 19 dhe 20 mars.//mm//

XS
SM
MD
LG