Lidhje

SHBA: Burrat humbasin vendet e punës më shumë se sa gratë


Një studim i ri nga qendra liberale për përparimin e Amerikës me seli në Uashington tregon se burrat po humbasin vendet e punës me një ritëm më të lartë se sa gratë. Pa asnjë fund në horizont për atë që disa ekonomistë thonë se do të jetë recesioni më i gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore, disa analistë thonë se gratë shpejtë mund ta kalojnë numrin e burrave në tregun e punës.

Ndërsa numri i papunësisë rritet, ekonomistët po shohin një tendencë tjetër: Burrat po humbasin vendet e punës me një rritëm më të shpejtë sesa gratë.

Statistikat tregojnë se 82 përqind e vendeve të tanishme të punës që po mbyllen mbaheshin nga burrat. Kjo për arsyen se burrat kanë një përqindje më të lartë të forcës punëtore në industritë e prekura si prodhimi dhe ndërtimi.

Nga ana tjetër, gratë kanë prirjen të tentojnë të jenë të punësuar në fusha më pak të prekura nga recesioni si kujdesi shëndetësor dhe arsimi. Konsulentja e punësimit Sherëll Kason.

“E vetmja rritje që kemi parë në vendet e punës është në sektorin e shëndetësisë. Ka ende nevojë për infermiere në këtë vend”.

Shoferi i kamionit Xhoni Karnell shpreson se pejsazhi i tregut të punës do të ndryshojë së shpejti. Ai nuk ka patur shumë fat që kur u pushua nga puna dy muaj më parë.

"Kam kërkuar për punë çdo ditë por askush nuk të merr tani në punë".

Por gjendja e Karnellit e ka lënë gruan e tij Veronica në një situatë të panjohur më parë – ajo është burimi kryesor financiar i familjes së tyre me katër persona.

Mundohem të mos ja them troç por ja që ndodh. Është e vështirë të mos e përmendësh faktin se unë po sjell të ardhura kurse ai, jo. Kjo është një situatë jo e lehtë për disa burra.

Përqindjet e familjeve që mbështetet nga gratë pritet të rritet me thellimin e recesionit. Është kjo një tendencë që vetëm shton garrën ekonomike në disa familje amerikane. Shifrat e reja të qeverisë tregojnë se gratë fitojnë gati 20 përqind më pak sesa burrat. (ze)

XS
SM
MD
LG