Lidhje

Sarandë: Policia heton mbi një rrjet shqiptaro-grek të drogës


Policia e Sarandës po heton për një rrjet shqiptaro grek të trafikut të narkotikëve, pas gjetjes pak ditë më parë të trupit pa jetë të një shtetasi grek në brendësi të kufirit shqiptar. Policia ka ndaluar një shtetas shqiptar dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, ndërkohë që po hetohet edhe në anën greke të kufirit. I riu grek sipas ekspertizës shqiptare, kishte humbur jetën nga përdorimi i një mbidoze droge.//lk


XS
SM
MD
LG