Lidhje

"Slumdog millionaire" filmi më i mirë i vitit dhe fitues i 8 trofeve



Industria amerikane e filmit nderoi mbrëmë krijuesit dhe intrepretuesit më të mirë në Ceremoninë e 81-të të ndarjes së Çmimeve Oskar nga Akademia e Arteve në Hollivud.

Aktorja britanike Kejt Uinslet fitoi Çmimin Oskar për intrepretimin e rolit kryesor në filmin “The Reader”.

Aktori amerikan Shon Pen fitoi çmimin Oskar për interpretimin në rolin e personazhit Harvey Milk, politikanin e parë homoseksual që doli hapur në shoqërinë amerikane, në filmin “Milk”.

Oskarin për intrepretimin më të mirë të një roli dytësor e mori aktori Kith Lexher, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 28-vjeçare. Ai interpretoi personazhin e Xhokerit në filmin “The Dark Knight”.


Aktorja spanjolle Penelopi Kruz fitoi Oskarin për interpertimin e rolit dytësor në filmin “Viki Cristina Barcelona”.

Për kategorinë e filmit të huaj më të mirë Oskarin e mori filmi japonez “Departures”.

Në ceremoninë e mbrëmshme më tepër cmime Oskar mori filmi “Slumdog Millionaire”, i xhiruar në Indi, historia prekëse e një djali të varfër, që arrin të fitojë një konkurs njohurish pas shumë sfidash dhe akuzash. Ky film mori gjithsej 8 Çmime Oskar, mes tyre atë të filmit më të mirë dhe të regjisorit më të mirë.




XS
SM
MD
LG