Lidhje

Kroaci, 7 vjet burg për ish-gjeneralin që vodhi 5 milion dollarë bizhuteri


Një gjykatë kroate dënoi me 7 vjet burgim një ish-gjeneral, pasi ai u shpall fajtor nën akuzat se kishte vjedhur mbi 5 milionë dollarë bizhuteri, të cilat i kishte vënë peng në një marrëveshje për shitje armësh.

Një gjykatë e qarkut të Zagrebit dënoi gjeneralin Vladimir Zagorec për shpërdorim posti në lidhje me marrjen e bizhuterive, pasi ishte larguar nga posti i zëvendës ministrit të mbrojtjes në vitin 2000.

Gjykata dha gjithashtu urdhër që gjeneralit t’i konfiskohej pasuri me vlerë 5 milionë dollarë.

Bizhuteritë ishin përdorur si peng për blerjen e armëve gjatë konfliktit që pasoi shpalljen e pavarësisë nga Kroacia në vitin 2001.

Avokatët e Zagorecit deklaruan se kishin në plan ta apelonin vendimin. I akuzuari e kishte cilësuar gjyqin si një proces politik.

Ish-gjenerali u ekstradua muajin e kaluar nga Austria, ku jetonte prej disa vitesh. //bsa//

XS
SM
MD
LG