Lidhje

Karaxhiç thotë se Gjykata e Hagës nuk ka të drejtë ta


Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës dhe i dyshuari për krime lufte Radovan Karadzic nuk ka pranuar të deklarojë nëse e pranon pafajësinë për një akt-padi të rishikuar, lidhur me rolin e tij në konfliktin e Ballkanit në vitet 1990.

Karaxhiç tha sot në Hagë se gjykata për krimet e luftës nuk ka të drejtë ta gjykojë atë. Gjykata bëri deklarimin e pafajësisë në emër të tij për genocid dhe akuza të tjera.

Karaxhiçi pretendon se atij i ishte ofruar imunitet nga ndjekja penale nga ish-i dërguari amerikan Riçard Hollbruk. Megjithatë zoti Hollbruk i ka mohuar këto akuza dhe gjykata tha në dhjetor se nëse një marrëveshje e tillë ekzistonte, do të dhunonte ligjin ndërkombëtar.

Gjykata e Hagës ngriti fillimisht padi ndaj Karaxhiçit në vitin 1995për genocid dhe akuza për krime lufte për rolin e tij në sulmet serbe ndaj civilëve gjatë konfliktit në Bosnje-Hercegovinë. //kk//

XS
SM
MD
LG