Në Shqipëri
ambasadori i OSBE-së Robert Bosh u bëri sot thirrje qyetarëve
shqiptarë që të pajisen sa më shpejt me letërnjoftimet e reja. Ndërkohë
ky process vazhdon të jetë pjesë e debatit politik. Opozita flet për
një process problematik dhe akuzon qeverinë se nuk po u
përmbahet afateve të deklaruara prej saj. Por zëvendësministri i
Brendshëm Ferdinand Poni tha se procesi është konsoliduar dhe zyrat e
aplikimit mbulojnë mbi 75 përqind të popullsisë.