Lidhje

Anulohet gara për operatorin e katërt të telefonisë mobile


Në Shqipëri ka dështuar gara për dhënin e licencës për operatorin e katërt të telefonisë mobile.

Pas paraqitjes fillimisht të tre ofertave, në garë mbetën vetëm dy shoqëri, kompania shqiptare “Univers PG” dhe kompania tjetër, një konsorcium i përbërë nga PostTelekomunikacioni i Kosovës dhe 5 shoqëri tregtare të kontrolluara nga biznesmenë të Shqipërisë, i cili kishte bërë edhe ofertën më të lartë, prej 7.2 milion eurosh.

Por sot Autoriteti i Komunikacionit Elektronik e Postar, i cili zhvilloi garën, vendosi anullimin e saj, për shkak se një nga dy kompanitë kishte mangësi në dokumentacionin e saj. Sipas njoftimit zyrtar të Autoritetit të Komunikacionit “në kushtet e mungesës së konkurrencës Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi ndërprerjen e procedurës”.

Çështja e licensës për operatorin e katërt u bë javën e shkuar objekt replikash dhe në parlamentin shqiptar ku opozita hodhi dyshime mbi transparencën e garës. Ndërkohë edhe në Kosovë shtypi ka patur verejtje ndaj Post Telekomunikacionit për përzgjedhjen nga ana e saj të partnerëve me të cilët u përfshi në garë. //ad//

XS
SM
MD
LG