Irani thotë se po shqyrton ftesën amerikane për të marrë pjesë në
konferencën ndërkombëtare për Afganistanin.
Ministri i Jashtëm iranian Manusher Motaki i tha sot televizionit shtetëror serb se zyrtarët iranianë po merrnin në shqyrtim pjesëmarrjen në bisedimet e 31 marsit, por nuk tha nëse kjo do të ndodhte.
Zoti Motaki tha se do ta diskutonte çështjen me Ministrin e Jashtëm italian Franko Fratini gjatë vizitës së ardhshme të këtij të fundit në Teheran. Italia tha se udhëtimi ishte shtyrë për shkak të komenteve të fundit të zyrtarëve iranianë kundër Izraelit dhe Amerikës.Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton propozoi dje që Irani të ftohet në konferencë. Ajo tha se Irani do të ftohej si vend fqinj dhe se konferenca do të përfshinte edhe anëtarë të NATO-s dhe donatorë.
Gjatë intervistës së sotme,
zoti Motaki fajësoi Shtetet e Bashkuara për përkeqësimin e situatës së sigurisë
në Afganistan dhe tha se strategjia e Iranit është kthimi i paqes dhe stabilitetit
në vend. //ad//