Lidhje

Mekejn: Obama të mos shpërdorojë paratë e taksapaguesve


Ish kandidati republikan për president, Xhon Mekejn, tha se administrata Obama duhet të marrë vendime të vështira dhe të mos përdorë paratë e taksapaguesve për të mbështetur disa banka dhe biznese që janë në falimentim e sipër.

Senatori nga Arizona i tha televizionit se disa kompani si General Motors, duhet të depozitojnë kërkesë për falimentim për t’u riorganizuar ndërsa bankat duhet t’i shesin investimet e tyre të këqia.

Në emër të demokratëve, kryetari i partisë dhe guvernatori i shtetit Virginia, Tim Kejn tha se Presidenti Barak Obama po përpiqet të bashkërendojë veprimet për daljen nga kjo krizë botërore.

Ai tha se përgjegjësia e kompanive të tilla si General Motors për të paguar koston e shërbimit shëndetësor për pensionistët është një barrë e panevojshme. Presidenti, tha ai, ka në plan ta drejtojë vemendjen te sistemi shëndetësor i vendit pasi gjendja e tij e tanishme mund të pengojë rritjen ekonomike. //ii

XS
SM
MD
LG