Lidhje

Gjilan: 50 të plagosur pas përleshjeve mes policisë dhe serbëve


Rreth 50 njerëz u plagosën në përleshjet e sotme mes policisë dhe serbëve të Kosovës.

Serbët protestuan, mbasi disa fshatra të tyre në rajonin e Gjilanit , kishin disa javë pa energji elektrike.

Përleshjet nisën kur qindra serbë nga fshat i Shilovës, e zhvendosën protestën e tyre në një rrugë kryesore që lidh Gjilanin me Serbinë Jugore.

Media serbe, citon udhëheqësin lokal të serbëve, Aleksandër Petroviç, sipas të cilit fshatarët kishin planifikuar një protestë paqësore, kur policia i ndali, dhe nisi të shtynte gratë dhe fëmijët. Të paktën 5 policë po marrin ndihmë mjeksore.

Një zëdhënës i policisë së Kosovës, tha gjithashtu se 5 policë, u plgosën gjatë incidentit.

Përleshjet mes pakicës serbe dhe shumicës shqiptare në Kosovë, kanë qenë të shpeshat që pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës një vit më parë.//mm//

XS
SM
MD
LG