Lidhje

8 Marsi shënohet me manifestime në vende të ndryshme të botës


Dje ishte 8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe gratë në vende të ndryshme të botës, në Evropë, Azi dhe Afrikë, protestuan me këtë rast kundër luftës, varfërisë dhe dhunës në familje, duke thënë se ato mbeten viktimat kryesore të shoqërisë.

Shumë nga marshimet e organizuara me këtë rast u përqëndruan tek kriza e ekonomisë globale. Disa nga demonstrueset thanë se gratë janë zakonisht të parat që pushohen nga puna dhe ende ato pagohen më pak se burrat për punë të njëjtë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun tha dje se ndikimi i dhunës familjare dhe i grave dhe vajzave që i detyrojnë për marrëdhënie seksuale “nuk llogaritet”.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se nevojat shëndetësore të grave shpesh injorohen në zonat ku ka luftë dhe se numri më i madh i vdekjeve të grave shtatzënë është në vendet ku ka luftë, ose ku lufta sapo ka përfunduar, si Afganistani, Somalia dhe Sierra Leone.

Presidenti amerikan Barak Obama tha se kontributi i grave është jetik në zgjidhjen e problemeve, si ngrohja globale, varfëria dhe konfliktet. Ai tha se i bashkohet gruas së tij, Michele, për të nderuar sakrificat, talentet dhe aftësitë udhëheqëse të grave.//lk

XS
SM
MD
LG