Lidhje

Kroacia pranon ndërmjetësinë e BE-së për kufirin me Slloveninë


Kroacia tha se është gati të pranojë një ofertë të Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në mosmarrëveshjen për kufirin me Slloveninë, por vetëm me synimin që çështja të dëgjohet nga një gjykatë ndërkombëtare.

Në një deklaratë të qeverisë sot thuhet se Kroacia pret tani që Sllovenia si anëtare e BE-së të heqë veton e saj për bisedimet e anëtarësimit të Kroacisë në bllok. Sllovenia bllokoi bisedimet e e mëtejshme të asocimit në dhjetor dhe kërkoi zgjidhje të mosmarrëveshjes.

Nuk është ende e qartë nëse pranimi i ndërmjetësimit nga Zagrebi do të jetë i mjaftueshëm për heqjen e vetos nga Sllovenia.

Të dy qeveritë janë debatuar që nga viti 1991 lidhur me kufitë përreth gjirit verior të Piranit. Sllovenia ka dalje të kufizuara bregdetare krahasuar me Italinë dhe Kroacinë dhe kërkon garanci për dalje territoriale në det.

XS
SM
MD
LG