Lidhje

Studim mbi vitaminat shtesë. Vlerat e skanimeve


Një tjetër sudim mbi Vitaminat shtesë


Një studim ku u përfshinë 160 mijë gra tregoi se marrja e multi vitaminave nuk pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjeve është marrja e vitaminave nga frutat dhe perimet.

Disa studime të mëparëshme kishin lënë të kuptohej se disa lloj vitaminash mund t’a mbrojnë organizmin nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Por ka patur edhe studime kundërthënëse.

Studimi i fundit, më gjithë përfshirësi deri më sot, me pjesmarrjen e 160 mijë grave të periudhës pasmenopauzës, tregoi se rreziki nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës nuk u pakësua mes atyre që merrnin multivitaminë. Në përgjithësi, gratë që merrnin vitamina me tabletë, ishin ato që kishin më pak nevojë për vitamina shtesë. Ato kishin peshë të rregullt trupore, hanin më shumë perime, bënin më shumë ushtrime fizike, dhe përmbaheshin ndaj duhanit ose marrjes së tepruar të pijeve alkoholike.

Duke marrë në shqyrtim këta faktorë, shkencëtarët nuk vunë re ndonjë dallim në numrin e rasteve të sëmundjeve në zemër ose kanceri midis grave që merrnin vitamina dhe atyre që nuk merrnin. Edhe rreziku i vdekjes së parakohëshme ishte i njëjtë në të dyja këto grupet. Përkrahësit e vitaminave thonë se dozat në tabletat që shiten sot në treg nuk janë mjaft të larta për të ndikuar në përmirësimin e shëndetit. Por edhe siguria e dozave të larta të vitaminave ende nuk është provuar në popullatën mbarë. Tani për tani, ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin e parandaluar sëmundjet është marrja e vitaminave dhe mineraleve nëpërmjet frutave dhe perimeve dhe jo nëpërmjet tabletave.

Vlera e skanimeve


Njerëzët që ndjejnë dhimbje në shtyllën kurrizore shkojnë tek mjeku duke menduar se shkaku i dhimbjeve mund të zbulohet nëpërmjet një skanimi. Por kërkimet në këtë fushë tregojnë se skanimet rutinë nuk ndihmojnë edhe aq shumë sepse rezultatet e këtyre analizave nuk përmirësojnë mënyrat e trajtimeve. Ekspertët rekomandojnë që skanimi të përdoret vetëm nëse mjekët dyshojnë për shkaqe serioze të dhimbjeve.

Rreth 85 përqind e amerikanëve përjetojnë dhimbje në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore në një a më shumë raste. Udhëzimet klinike për zbulimin e shkaqeve të këtyre dhimbjeve nuk rekomandojnë përdorimin rutinë të skanimeve, por megjithatë shumë pacientë u nënshtrohen skanimit. Ekspertët pranë qëndrës mjekësore të universitettit të shtetit Oregon morrën në shqyrtim shëndetin e pacientëve që i ishin nënshtruar analizës me skanim dhe të atyre që nuk kishin kaluar në këtë aparat. Të dhënat treguan se skanimet nuk i kishin ndihmuar ata për t’u shëruar më shpejt, apo për të lehtësuar dhimbjet. Kjo për arsye se trajtimi është i njëjtë me apo pa skanim dhe se dhimbjet tek shumë pacientë pakësohen pas trajtimit me tableta kundër dhimbjeve, apo me terapi fizike, ose ushtrime të lehta si ecje e notim.

Skanimet u kushtojnë pacientëve dhe spitaleve më shumë para si dhe i ekspozojnë pacientët ndaj rezeve radioaktive. Ekspertët thonë se mjekët duhet të rekomandojnë kryerjen e skanimeve vetëm nëse dyshojnë për ndonjë problem të rëndë siç janë dëmtim fijesh nervore ose kancer.

http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG