Lidhje

Shtetet e Bashkuara nuk do të ridislokojnë trupa në Kosovë


Nënpresidenti amerikan Xho Baiden tha se Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se do t’u duhet të ridislokojnë trupa në Kosovë, ndërkohë që shtohen trupat në Afganistan.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në konferencën për shtyp sot në Bruksel, nënpresidenti Baiden tha se mbetet ende për t’u bërë në Kosovë dhe se trupat amerikane atje nuk e kanë përfunduar detyrën e tyre.

Zoti Baiden vuri gjithashtu në dukje se Kosova është kryesisht përgjegjësi e Bashkimit Evropian dhe varet nga evropianët që të sigurohen se komuniteti ndërkombëtar u përmbahet angazhimeve të tij. (ze)

XS
SM
MD
LG