Lidhje

FMN parashikon tkurrje të ekonomisë në 2009-n


Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se ekonomia botërore ka të ngjarë të tkurret këtë vit në atë që disa po e quajnë si Recesion të Madh.

Dominique Strauss-Kahn tha sot në një konferencë në Tanzani se ulja e tregtisë botërore ka të ngjarë të dëmtojë ekonomitë afrikane.

Ndërkohë kreu i rezervës federale amerikane, Ben Bernanke, paralajmëroi se nuk mund të arrihet një mëkëmbje ekonomike e qëndrueshme pa regulla financiare bashkëkohore.

Zoti Bernanke tha se zyrtarët amerikanë dhe në botë do të dështojnë në se përqëndrohen vetëm në forcimin e rregullave për sektorë të veçantë të ekonomisë, si bankat.

Ndërkohë, ligjvënësit amerikanë po fillojnë punën për legjislacionin që synon përmirësimin e rregullave financiare, ndërsa zyrtarët përgatitet të takohen në Londër për takimin e grupit të 20shes. //ad//

XS
SM
MD
LG