Lidhje

OBSH: Miliona fëmijë që vdesin nga diarrea mund të shpëtohen


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se miliona fëmijë që vdesin çdo vit nga diarrea mund të shpëtohen me anë të një trajtimi të thjeshtë dhe mjaft të lirë.

Një raport i ri i Organizatës thotë se tabletat e kripës dhe zinkut të rihidratuar mund të shpëtojnë jetën e një fëmije dhe kushtojnë vetëm 15 centë doza.

Por në raport thuhet se shumë fëmijë që vdesin nga diarrea janë disa orë larg trajtimit të duhur mjeksor.

Sipas studiuesve, familjeve që jetojnë larg klinikave mjeksore dhe spitaleve duhet tu tregohet se si ta prodhojnë vetë këtë lloj kure të thjeshtë që shpëton jetë njerëzish.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Diarrea shkakton vdekjen e e katër fëmijëve çdo minutë ose të 2 milion fëmijëve në vit. //ii

XS
SM
MD
LG