Lidhje

Bin Laden kritikon udhëheqës arabë mbi Izraelin


Një regjistrim në audio që mendohet se është i udhëheqësit të al-Kaidës, Osama bin Laden, kritikon ashpër udhëheqësit e moderuar arabë të cilët i akuzon se janë bashkfajtorë në ofensivën izraelite në Rripin e Gazës.

Në audiokasetën e transmetuar sot nga televizioni Al-Jazeera, bin Laden thotë se disa vende arabe bashkëpunuan me Izraelin. Ai nuk përmendi me emër vende konkrete.

Vërtetësia e kasetës nuk është konfirmuar.

Në mesazhin e fundit që i atribuohet bin Ladenit në muajin janar, ai u bën thirrje myslimanëve të fillojnë një xhihad apo luftë të shenjtë, për të ndalur ofensivën izraelite e cila vazhdoi 3 javë. //ek

XS
SM
MD
LG