Lidhje

Maqedoni: Fillon heshtja zgjedhore për votimet e së dielës


Që mbrëmë në mesnatë në Maqedoni ka filluar heshtja parazgjedhore.

Zgjedhjet presidenciale dhe vendore mbahen nesër, të dielën dhe ato do të vëzhgohen nga misioni i ODIHR-it, nga diplomatë të akredituar në Shkup, si dhe nga një numër i madh vëzhguesish vendas.

Për postin e presidentit garojnë shtatë kandidatë, mes tyre dhe tre shqiptarë, ndërsa për prefektë të 84 komunave garojnë shtatëqind kandidatë.//lk

XS
SM
MD
LG