Lidhje

Tata Motors do të hedhë në treg makinën më të lirë në botë


Gjigandi i automjeteve indian, Tata Motors thotë se do të hedhë në treg makinën më të lirë në botë.

Kompania Tata thotë se automjeti Nano me vlerën prej afro 2000 dollarë do të prezantohet fillimisht në Indi. Automjeti Nano ka katër dyer, është rreth tre metra i gjatë me lartësi dhe gjërësi prej rreth 1,5 metrash.

Popullit indian dhe industria e makinave presin prej kohësh daljen në treg të makinës, gjë që pritej të ndodhte vitin e kaluar, por u shty për arsye të krizës ekonomike globale dhe vështirësive në prodhim.//

XS
SM
MD
LG