Lidhje

Obama, Shefer diskutojnë strategjinë e ardhshme të NATO-s


Presidenti amerikan Barak Obama u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Natos, Jaap de Hoop Scheffer për të diskutuar statusin dhe strategjinë e misioneve të Aleancës.

Zoti Obama tha në komentet për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se përparësitë e Natos duhet të zhvendosen për t’u përballur me sfidat e shekullit të 21-të, përfshirë shtetet e dështuara dhe përhapjen e armëve bërthamore.

Presidenti tha se ai dhe Sekretari i Përgjithshëm Scheffer kishin diskutuar mbi takimin e ardhshëm të Aleancës që do të zhvillohet në prill në Gjermani dhe Francë.

Zoti Obama shprehu bindjen se mund të krijohet një proces për forcimin e Aleancës dhe për shndërrimin e saj në një organizatë më efektive në bashkërendimin e përpjekjeve në Afganistan. Presidenti amerikan vuri në dukje se administrata e tij po rishikon strategjinë e saj në Afganistan.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos de Hoop Scheffer tha se Afganistani paraqet sfida madhore. Ai e cilësoi këtë vend si përparësinë më të rëndësishme operacionale të Natos. //bsa//

XS
SM
MD
LG