Lidhje

Obama, takim me krerët e bankave për strategjinë ekonomike


Presidenti Obama do të takohet me krerët e disa nga bankat kryesore në vend për të diskutuar strategjitë e administratës së tij për të nxitur ekonominë.

Takimi është i fundit këtë javë të ngarkuar për zotin Obama dhe ekipin e tij të ekonomisë.

Administrata njoftoi një plan të hënën për heqjen e 1 trilionë dollarëve në të ashtuquajtura asete toksike nga bilancet e bankave në vështirësi përmes një partneriteti mes qeverisë dhe investitorëve privatë.

Të enjten, sekretari i thesarit Timothi Gaitner u bëri thirrje ligjvënësve të miratojnë planin e administratës për zgjerimin e pushtetit të qeverisë për të monitoruar firmat e mëdha financiare. //bsa//

XS
SM
MD
LG