Autoritetet turke thonë se përleshjet mes grupeve rivale politike shkaktuan vdekjen e të paktën katër personave, ndërsa në vend po zhvillohen zgjedhjet lokale.
Sipas zyrtarëve, përleshjet ndodhën në Turqinë juglindore, por nuk u dhanë shumë detaje mbi incidentin.
Rreth 48 milionë vetë mund të votojnë në zgjedhjet e sotme për kryetarë bashkie dhe përfaqësues lokalë në 81 provinca të Turqisë.
Votimet e sotme shihen si një provë për popullaritetin e qeverisë së kryeministrit Rexhep Erdogan.
Shumica e anketave parashikojnë një fitore të pastër për partinë e tij të moderuar me rrënjë islamike, AKP, ose Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit.
Por rritja e madhe e papunësisë në vend si dhe kriza globale financiare mund të shkaktojnë humbje politike për partinë në pushtet. //ek