Lidhje

Zgjedhjet në Mal të Zi: Fitues kryeministri Gjukanoviç


Kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç deklaroi fitoren në zgjedhjet paralamentare të vendit. Zoti Gjukanoviç tha dje pas mbylljes së qendrave të votimeve, se votuesit zgjodhën begatinë e konomike të vendit dhe të ardhmen evropiane.

Koalicioni qeverisës i kryeministrit, që vetëquhet “Për një Mal të Zi Evropian”, ka bërë përpjekje për bisedimet e anëtarësimit të Malit të Zi në Evropë. Një organizatë e pavarur e vëzhgimit të votimeve, “Qendra e Monitorimit”, thotë se të dhënat tregojnë se koalicioni qeverisës udhëheq ndjeshëm, me 51 për qind të votave, e pasuar nga opozita pro-serbe, me rreth 17 për qind të votave.

Rezultatet zyrtare të votimeve dalin sot. Zoti Gjukanoviç kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve një vit e gjysëm para kohe, duke thënë se do të fitojë mandatin për bisedimet e anëtarësimit të vendit në BE.

Por opozita e ka akuzuar partinë e zotit Gjukanoviç dhe përkrahësit e tij, se kërkuan zgjedhje të parakohëshme para se kriza ekonomike botërore të godasë vendin ballkanik me rreth 680 mijë banorë. Që prej shkëputjes nga Serbia në vitin 2006, ekonomia malazeze është fuqizuar ndjeshëm. Por ekspertët thonë se pritet që rritja ekonomike të ngadalësohet së tepërmi këtë vit, për shkak të krizës ekonomike globale.

Ndërkaq, 5 subjektet politike shqiptare, të cilat garuan në zonën e veçantë zgjedhore, ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullatës, fituan 4 vende në Parlamentin e Malit të Zi.//lk


XS
SM
MD
LG