Lidhje

BB: Ekonomia ruse do të tkurret me 4,5 për qind


Banka Botërore thotë se ekonomia e Rusisë do të tkurret me 4 presje 5 përqind këtë vit, për shkak të përkeqësimit të krizës financiare globale dhe çmimit të ulët të naftës.

Parashikimi është më pesimist nga tkurrja prej 2 presje 2 përqindësh që parashikon qeveria ruse.

Në raportin e saj të publikuar sot, Banka Botërore thotë se Rusia ka nevojë të shtojë shpenzimet në programe për të varfërit dhe të papunët për të mënjanuar trazira sociale. Banka thotë se papunësia pritet të shkojë 12 përqind deri në fund të vitit.

Raporti thotë gjithashtu se qeveria ruse duhet të bëjë më shumë për të rritur konkurrencën duke inkurajuar kompanitë e vogla dhe të mesme. (ze)

XS
SM
MD
LG