Shqipëria dhe Kroacia do të jenë të pranishme si anëtaret e 27 dhe 28 të NATO-s gjatë takimit të nivelit të lartë me rastin e 60-vjetorit të Aleancës. Takimi do të mbahet në Strasburg të Francës dhe në Kehl të Gjermanisë më 3 dhe 4 prill.
Shërbimi shqip i Zërit të Amerikës do të ketë korrespondentin e vet në Strasburg dhe do t'ju përcjellë zhvillimet drejtpërdrejt nga takimi i nivelit të lartë të Aleancës.