Lidhje

Policia franceze, gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestave


Policia franceze përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra demonstrues në një lagje të Strasburgut në prag të hapjes së takimit të NATO-s me rastin e 60 vjetiorit të themelimit të alenacës, që mbahet në Francë dhe Gjermani.

Demonstruesit thyen xhamat e dritareve dhe u vunë zjarrin koshave të plehrave, ndërsa policia përpiqej të bllokonte marshimin e tyre drejt sheshit qëndror të Strasbourg nga ai që protestuesit e cilësuan si kampi i tyre i paqes në periferi të qytetit.

Autoritetet gjermane dhe frenceze kanë dislokuar rreth 25 mijë forca policore për të ruajtur sigurinë në zonën ku zhvillohet takimi. Presidenti amerikan Barak Obama dhe udhëheqësit e 27 vendeve të tjera anëtare të NATO-s ndodhen në Strasbourg për takimin dy ditor që fillon nesër.

Ndërkohë, në Londër u shtua numri i forcave policore, pas demonstratave të dhunshme dje nga të cilat humbi jetën një person dhe u arrestuan dhjetra të tjerë.//kh//

XS
SM
MD
LG