Lidhje

Anders Fog Rasmusen, kreu i ri i NATO-s


Udhëheqësit e 28 vendeve të NATO-s emëruan Kryeministrin danez Anders Fog Rasmusen, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të aleancës dhe ranë dakord për një politikë të përbashkët ndaj Afganistanit.

Sekretari i deritanishëm i përgjithshëm Jaap de Hup Skefer deklaroi vendimin për pasardhësin e tij, duke vënë në dukje se Turqia u tërhoq nga kundërshtimi për kandidaturën e zotit Rasmusen.

Ai tha gjithashtu se udhëheqësit e mbledhur në Strasburg ranë dakord për të dërguar forca shtesë, përfshirë ata që priten të ndihmojnë me stërvitjen e njësive afgane. Ai tha se trupat shtesë do të ndihmojnë afganët për t’u përgatitur për zgjedhjet e këtij viti.

Sekretari i Përgjithshëm tha se në takim ishte rënë dakord për t’i mbajtur lidhjet e aleancës dhe për t’i diskutuar mosmarrëveshjet me Rusinë përmees Këshillit NATO-Rusi.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu edhe për një koncept të ri strategjik për aleancën e cila është shënon 60 vjetorin e saj.

Udhëheqësit u kërkuan gjithashtu udhëheqësve afganë të garantojnë të drejtat e plota të grave, megjithëse një ligj i ri i vendit konsiderohet si kufizues për këto të drejta.//kk//

XS
SM
MD
LG