Lidhje

Piratët somalezë dërgojnë anije të tjera në zonën e konfliktit



Zyrtarë të marinës në Afrikën lindore thonë se piratët somalezë po dërgojnë disa anije të rrëmbyera me dhjetëra pengje në bord në zonën ku vazhdon ballafaqimi mes marinës amerikane me piratët që mbajn peng kapitetin Riçard Filips.

Zyrtarët thonë se piratët, të cilët po e mbajn Kapitenin Filips në një anije shpëtimi, duket se po mundohen të përdorin pengje të tjera si mburoja. Piratët kanë kërcënuar se do ta vrasin zotin Filips nëse sulmohen. Ata po kërkojnë shpërblim për lirimin e tij.

Luftanija amerikane USS Bainbridge po ndjek anijen që mban kapitenin amerikan. Zyrtarët e Pentagonit thonë se një tjetër anije ushtarake, Halliburton, e cila ka helikopterë në bord, ka arritur në rajon.

Filips mbahet peng që nga e mërkura kur piratët morën përkohësisht kontrollin e një anije trasporti me dërgesa humanitare nën komandën e tij.

Qeveria franceze, e cila po përballet me një situatë të ngjashme me piratët somalezë, tha se një peng dhe dy piratë ishin vrarë ndërkohë që forcat franceze çliruan një jaht në brigjet somaleze. Qeveria frnaceze thotë se tre piratë u kapën dhe katër pengje, përfshirë një fëmijë u liruan, pas mbajtjes peng që nga java e kaluar.

XS
SM
MD
LG