Lidhje

Vazhdojnë negociatat me piratët për lirimin e kapitenit amerikan


Pranë brigjeve somaleze po vazhdojnë negociatat për lirimin e kapitenit të anijes amerikane e cila është marrë peng nga piratët.

Zyrtarë amerikanë thonë se anija e shpëtimit ku ndodhet kapiteni Riçard Filips ndodhet rreth 32 kilometra larg brigjeve somaleze. Sipas tyre, negociatat për lirimin e kapitenit po vazhdojnë, por është e paqartë se kush po i drejton ato.

Anija “Mersk Alabama” së bashku me 19 anëtarët e ekuipazhit mbërriti mbrëmë në Mombasa të Kenias. Sipas ekuipazhit, ishte pikërisht kapiteni Filips që u shpëtoi jetën atyre duke ofruar që të merrej peng nga piratët.

Anëtarët e ekuipazhit vazhduan të qendrojnë në anijë ndërsa hetues federalë inspektuan anijen dhe i pyetën ata në lidhje me sulmin. Anija po transporton ndihuma ushqimore për refugjatët në Afrikë. //ek


XS
SM
MD
LG