Lidhje

Pretendenti për fronin e shqiptarëve, Leka Zogu, viziton Kosovën


Pretendenti për fronin e shqiptarëve Leka Zogu i Parë, tha sot në Prishtinë se pret njohje të reja për pavarësinë e Kosovës dhe për këtë është i angazhuar fuqishëm që të ushtrojë ndikimin e tij.

Leka Zogu i bëri këto komente në fillim të një vizite disaditore në Kosovë, gjatë së cilës ai do të shpallet edhe qytetar nderi i komunës së Vitisë, një qytet në lindje të Kosovës.

Gjatë kësaj kohë ai do të takojë edhe udhëheqësit më të lartë politikë të vendit. Duke e vlerësuar lart hyrjen e Shqipërisë në NATO, Leka i Parë dhe trashëgimtari i tij shfaqën bindjen për një integrim të shpejtë të Shqipërisë dhe të Kosovës në strukturat euroatlantike.

"A do të hyjnë Kosova dhe Shqipëria në Bashkimin Evropian si dy shtete apo si një, nuk është ndonjë ndryshim i madh. Janë si dy gishtat e një dore", tha pretendenti për fronin mbretëror të shqiptarëve Leka Zogu, në vizitën e tij të parë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj.//kh//

XS
SM
MD
LG