Lidhje

Feith, thirrje qeverisë së Kosovës të lejojë vizitën e zotit Tadiç


Përfaqësues të lartë ndërkombëtarë në Kosovë i bënë thirrje qeverisë që të lejojë presidentin serb Boris Tadiç të vizitojë Kosovën për Pashkët ortodokse.

Shefi i misionit civil ndërkombëtar Piter Feith tha se është në dorë të qeverisë së Kosovës ta lejojë apo jo vizitën. Por ai i kërkoi Prishtinës që të tregojë tolerancë në këtë rast, pasi bëhet fjalë për një ngjarje fetare.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta lehtësojë këtë vizitë.

Kohët e fundit, autoritetet në Prishtinë nuk kanë lejuar vizitat e udhëheqësve politikë të Serbisë pasi këta nuk kanë kërkuar leje nga institucionet e shtetit të ri.

Më herët, ministri i Brendshëm Zenun Pajaziti kishte deklaruar se Presidenti serb nuk do të lejohet të vijë në Kosovë nëse nuk përfill procedurat e parashikuara në ligjet e shtetit.

Beogradi vazhdon të kundërshtoje pavarësinë e Kosovës dhe ka kërkuar një opinion për këtë çështje nga Gjykata Ndërkombëtare e drejtësisë e cila fillon sot shqyrtimin e argumenteve të të dyja palëve. //ii

XS
SM
MD
LG