Lidhje

Përmbyllet takimi i "Dy Amerikave"


Presidenti amerikan Barak Obama tha se sheh shenja pozitive në natyrën e marrëdhënies amerikane me Kubën dhe Venezuelën.

Zoti Obama tha në mbyllje të takimit të nivelit të lartë të “Dy Amerikave” në Trinidad dhe Tobago se kishte mundësi për dialog të sinqertë mbi një sërë çështjesh si demokracia dhe të drejtat e njeriut.

Por, siç tha zoti Obama, prova e vërtetë për këto ndryshime janë fjalët dhe jo veprat.

Zoti Obama ka hequr disa kufizime ekonomike dhe të udhëtimeve ndaj Kubës dhe thotë se embargoja e vënë ndaj Kubës prej 47 vjetësh nuk ka funksionuar.

Ai tha sot se Kuba duhet të tregojë se është e gatshme të përmirësojë marrëdhënien me Amerikën duke marrë masa si lirimi i të burgosurve politikë dhe ulja e tatimeve për paratë e transferuara nga kubano-amerikanët për të afërmit e tyre në Kubë. //ek

XS
SM
MD
LG