Lidhje

Ahmedinexhad: Proces i drejtë për gazetaren amerikano-iraniane


Presidenti i Iranit po i bën thirrje Gjyqësorit të vendit të trajtojë në mënyrë të drejtë gazetaren iraniano-amerikane e cila do të apelojë vendimin ndaj saj që e akuzon për spiunazh.

Zyra e presidentit, Mahmud Ahmedinexhad, i dërgoi sot një letër Kryeprokurorit të Iranit ku thuhet se zonjës Roksana Saberi i duhen siguruar të gjitha të drejtat për t’u vetëmbrojtur.

Një gjykatë iraniane e dënoi 31 vjeçaren Saberi dje me tetë vjet burg nën akuzën e spiunazhit për Shtetet e Bashkuara.

Avokati i gazetares tha se do ta apelonte vendimin e gjygjit që zgjati një ditë për klienten e tij e cila mban dyshtetësi dhe ka lindur në Shtetet e Bashkuara.

Grupi ndërkombëtar i të drejtave të gazetarëve “Reporters Without Borders” e dënoi gjykimin e zonjës Saberi dhe e quajti farsë dhe në kundërshtim me kodin penal të Iranit. //ek

XS
SM
MD
LG