Lidhje

Përfundon ballafaqimi në Xhamajkë, lirohen pengjet


Zyrtarët xhamaikianë thonë se kanë arrestuar një person të armatosur që kishte marrë peng 5 pjesëtarë të ekuipazhit të një avioni të firmës CanJet në aeroportin e Gjirit të Montegos.

Ministri xhamajkian i Informacionit Daril Vaz i tha rrjetit televiziv Cnn se ballafaqimi përfundoi dhe se të gjithë person janë mirë. Ai tha se personi i armatosur ishte në të 20-at dhe kishte kërkuar të shkonte në Kubë.

Në fillim të ditës së sotme, kryeministri i Xhamajkës Brus Golding dhe Ministri i Sigurisë Kombëtare Duajt Nelson shkuan në Aeroportin Ndërkom bëtar Sangster në Gjirin e Montegos për të ndjekur operacionet për lirimin e pengjeve, Zyrtarët e përshkruan autorin e incidentit si person me probleme psiqike.

Një zyrtar i shoqërisë CanJet tha se në avion kishte 174 pasagjerë kur personi u fut me forcë përmes pikave të kontrollit. Të gjithë pengjenet u liruan pa pësuar dëme.
Avioni kanadez ishte parashikuar të ndalej në Kubë, para se të mbërrinte destinacionin përfundimtar në Halifaks të Kanadasë. //ad//

XS
SM
MD
LG