Fruti i qitros dhe lëngu i tij përdoren shumë në menunë e mëngjesit. Por shkencëtarët thonë se qitroja duhet shmangur nga personat që marrin edhe ilaçe. Qitro ndërpret procesin e shpërberjes së shumë lloj ilaçeve, përfshi barnat për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, alergjive dhe kolesterinës së lartë. Përzierja e këtyre ilaçeve me qitron, në disa raste mund të shkaktojë mbidoza e në raste të tjera i bën pacientët të mos marrin dozën e mjaftueshme të ilaçeve për të cilat kanë nevojë.
Ekspertët rekomandojnë që para marrjes së një ilaçi, pacienti duhet të lexojë me kujdes etiketën nëse aty përmendet qitroja. Një grua në shtetin Uashington nuk e dinte këtë kur filloi një dietë me qitro dhe për pak humbi këmbën si pasojë e bllokimit të gjakut nga grimcat e mpiksura. Mjekët thonë se në këtë rast, qitroja shkaktoi bllokimin e përhapjes në trup të estrogjenit që ajo kishte marrë nëpërmjet tabletave kundër shtatzënisë.
Nga qitroja ndikohen një sërë ilaçesh të tjera. Barnat Statin për uljen e nivelit të kolesterinës mund të bëhen shkak për nxitjen e sëmundjeve muskulare kur përzihen me qitron. Fruti i qitros mund të shkaktojë probleme edhe nëse ndërthurret me disa lloj ilaçesh kundër depresionit, aritmisë, alergjisë dhe hollimit ë gjakut.
Sipas një studimi botuar në revistën Lancet, problemi shkaktohet sepse qitroja dhe këto barna ndjekin të njëjtën rrugë të përhapjes në organizëm, dhe atje ku qitroja është e pranishme, barnat nuk mund të kryejnë funksionin e tyre, pasi nuk arrijnë të shpërndahen e bllokohen, dhe ashtu të bllokuara bëhen rrezik për shtimin e niveleve toksike në trup.
Nëse personi është i pasigurt se qitroja krijon reaksion me barnat që ai merr, këshilla e mjekut është e domosdoshme, sepse nga marrja çdo ditë, qoftë edhe në sasi të vogël, e qitros mund të bëhet shkak për probleme të rënda kur ky frut ndërthurret me ilaçe të gabuara.
Gjithnjë e më shumë konsumatorë tani drejtohen në internet për informata mjekësore, por disa ekspertë shprehin shqetësim rreth pasaktësisë së disa faqeve eletronike që ata ndeshën gjatë kërkimeve në google.
Sipas statistikave, më shumë se 80 përqind e amerikanëve tani e përdorin internetin për informacione mjekësore, por ata duhet të tregohen të kujdesshëm, thotë studimi, sepse të dhënat që gjejnë mund të jenë të pasakta e madje të rrezikëshme për shëndetin e tyre.
Agjencia amerikane që kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe barnave ka paralajmëruar kundër përdorimit të faqeve elektronike për blerjen e ilaçeve shumë prej të cilëve nuk kanë vlera mjekësore.
Por problem mund të jenë edhe motorët elektronikë për kërkimin e të dhënave që i drejtojnë konsumatorët tek oferta a reklama të rreme. Për shembull në Itali, ekspertët hynë në internet për të kërkuar informacione mjekësore në Google, dhe ata u ndeshën me të dhëna të pasakta rreth prodhimeve të ndryshme por joshëse për konsumatorët.
Duke shtypur fjalën ALOE, google i drejtoi ekspertët në një faqe elektronike ku thuhej se “aloe” mund të përdoret për kurimin e shumë llojeve të kancerit. Kjo faqe u ofronte vizitorëve shansin për të blerë “aloe” për të luftuar kancerin.
Ka kohë që Google ka krijuar filtra të efektshëm që lënë jashtë informacione e materiale fyese e të dëmshme për shoqërinë. Nisur nga kjo, ekspertët po i bëjnë thirrje kompanisë Google që t’i përmirësojë këto filtra të informacionit, në mënyrë që konsumatorët të jenë më të mbrojtur edhe ndaj ofertave mashtruese në fushën e shëndetësisë.
Një studim i ri tregon se se ajri i ndotur mund të pengojë zhvillimin e foshnjeve në fetus. Shkencëtarët morrën në shqyrtim qindra mijëra fëmijë dhe vunë re se ata që ishin ndeshur me nivele të larta ajri të ndotur gjatë periudhës së zhvillimit në fetus, lindnin me peshë trupore nën atë normalen.
Foshnjet që lindin nënpeshë, ndeshen me probleme shëndetësore gjatë rritjes a zhvillimit të tyre. Aktualisht, 9 përqind e foshnjeve amerikane lindin në peshë trupore nën atë normalen. Kjo është shifra më e lartë gjatë 40 vjetëve të fundit. Pesha e lindjes përcaktohet nga shumë faktorë, përfshi kohën e lindjes, shëndetin e nënës dhe ekspozimin ndaj drogës, alkoholit e duhanit gjatë paralindjes, kur nëna është shtatzëne. Por studimi i kohëve të fundit u shton këtyre faktorëve edhe ajrin e ndotur. Rezultatet u botuan ne numrin e fundit të revistës së Epidemiologjisë. Gjatë studimit, mjekët morrën në shqyrtim të dhënat e lindjes të më shumë se 330 mijë foshnjeve në shtetin e Nju Xhersit. Ata gjithashtu përdorën të dhëna nga agjencia e mbrojtjes së mjedisit për të përcaktuar nivelin e ndotjes së ajrit për rreth adresave të shtëpive të nënave të këtyre foshnjeve.
Rezultatet treguan se gjasat për lindje të foshnjeve me peshë nën normalen shtoheshin 4 përqind për çdo rritje të shkallës së ndotjes në atmosfere. Gjatë studimit, gjithashtu u vu re se ndikimi i ajrit të ndotur në rritjen e fetusit ishte edhe më i madh tek ato foshnjet në rrezik për shkak të shtazënisë së vështirë të nënanave. Shkencëtarët mendojnë se grimcat e ajrit të ndotur mund të hyjnë në organizmin e nënës dhe nga kjo afektohet rrjedha e gjakut në organizmin e fetusit ku zhvillohet foshnja.
Lexo dhe http://astritlulushi.wordpress.com/