Lidhje

Kosovë: Autoritetet nuk do të zbatojnë planin gjashtë pikësh


Autoritetet në Kosovës thanë sërish se nuk do të zbatojnë asnjëherë planin gjashtë pikësh të Beogradit dhe UNMIK-ut që parasheh një shkallë të autonomisë në fushat e policisë, drejtësisë e doganave në zonat e banuara me shumicë serbe.

Ata i bënë thirrje sërish UNMIK-ut që të përshpejtojë procesin e përmbylljes së mandatit të tij në pajtim me realitetin e ri në terren.

Reagimet e tyre pasojnë deklaratat e shefit të misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier, i cili tha se pavarësisht kundërshtimeve, institucionet e Kosovës janë duke zbatuar pjesë të këtij plani.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se ai plan është tashmë i tejkaluar dhe anjëherë nuk ka qenë përparësi e institucioneve, duke theksuar nevojën për zgjidhjen e shumë problemeve praktike në vend.

Edhe shefi i misionit të BE për policinë dhe Drejtësinë në Kosovë, Iv dë Kermabon, tha se misioni i tij nuk është aspak pjesë e këtij plani.

Presidenti Fatmir Sejdiu i ka kërkuar zotit Zannier që të nxitojë me përmbylljen e misionit të OKB-së në Kosovë. //ii

XS
SM
MD
LG